Para 17 vitesh Shqipëria zyrtarisht iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë

Para 17 vitesh Shqipëria zyrtarisht iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë

Më 8 shtator të vitit 2000, zyrtarisht Shqipëria i bashkohet Organizatës Botërore të Tregtisë. Shqipëria aplikon një regjim liberal tregu. Kurse, Kosova ende nuk është anëtarësuar në këtë organizatë.

Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standartet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë.

Prej 17 vjetësh ajo është anëtare e OBT -së dhe aplikon regjimin e OBT-së mbi proçedurën e liçencimit të importit. Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe proçesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standartet e sistemit të BE-së, importi dhe eksporti i mallarve, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë.

Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të vendosin kuota, ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me liçencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, ilaçet etj.

Shqipëria është angazhuar të:- liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proçes të uljes së tarifave,- zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS);-Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së;- Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.

Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize.