Mësohen çiftet e çerekfinales të Ligës së Kampionëve

(Lajm i përditësuar)


Mësohen çiftet e çerekfinales të Ligës së Kampionëve

Sot në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Ligës.
Tashmë janë mësuar ekipet të cilat do të përballen në këtë çerekfinale.

Tetë skuadrat të cilat ishin pjesë e shortit përfshijnë Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Arsenali, Bayern Munichu, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmundi dhe Atletico Madridi.

Shorti ka caktuar katër ndeshje, por njëra padyshim se do të jetë kryesorja e kësaj faze.

Real Madrid – Manchester City do të jetë ndeshja kryesore në çerekfinale.

Ndërsa ndeshjet e tjera të cilat do të luhen janë Arsenal-Bayern Munich, Paris Saint-Germain-Barcelona dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

UEFA ka hedhur shortin edhe për fazën e gjysmëfinales, ku fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern Munich do të ndeshet me fituesin e takimit Real Madrid-Manchester City, si gjysmëfinalja e parë.

Ndërsa, gjysmëfinalja e dytë do të jetë ajo në mes të fituesit të Atletico-Dortmund me fituesin e PSG-Barcelona.

Në finale, si vendas do të jetë fituesi i gjysmëfinales së parë.


​Sot hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot. Tashmë janë mësuar tetë skuadrat që do të jenë pjesë e shortit dhe ato janë Arsenali, Atletico Madridi, Barcelona, Bayerni, Borussia Dortmundi, Manchester City, Paris-Saint-Germain dhe Real Madridi.

Për dallim nga herat tjera, në këtë fazë shorti do të jetë krejtësisht i hapur që nënkupton se nuk do të ketë asnjë kufizim dhe rrjedhimisht secila skuadër mund të luajë ndaj secilës, duke përfshirë edhe ato të të njëjtit vend, apo edhe ato që mund të jenë përballur mes vete në fazën e grupeve.

Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

Po ashtu sot hidhet shorti edhe për skuadrën që do ta ketë rolin e vendasit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9/10 prill 2024. Ndeshjet e dyta çerekfinale 16/17 prill 2024. Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024 dhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024.

Back to top button