Studentët i bombardojnë WhatsApp-in me sms, Rama: Po e shtyni mësimin në verë

Rama iu  përgjigjet studentëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se mëngjesin e së mërkurës e ka filluar duke lexuar mesazhet e studentëve që i kanë dërguar në WhatsApp.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë kryeministri në një postim në Twitter.

Rama ka hedhur poshtë pretendimet e studentëve se VKM për Paktin e Universitetit nuk është botuar në Fletoren Zyrtare teksa garanton se kërkesat do të plotësohen sipas afateve të përcaktuara.

Shefi i qeverisë shqiptare i qëndron idesë se protesta është marrë peng nga opozita teksa i paralajmëron studentët se do kalojnë pushimet verore në auditore, raporton Oanews.

Back to top button