Studentët mbajnë fjalim para kryeministrisë: Ishit e ardhmja, na zhgënjyet

Vazhdon protesta e studentëve

Prej më shumë se 5 orësh, studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke kërkuar me vendosmëri plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Me thirrjet “Rezistenca nuk ndalet”, studentët protestojne me fletë te bardha, libra, vuvuzela, dhe bilbila.

Ndërkohë nga ora 14:00 studentët dhe protestuesit e vendosur poshtë zyrës së kryeminstrit mbajnë fjalime duke i kërkuar kryeministrit të plotësojë 8 kërkesat e tyre. “Dil nga Twitter dhe hajde ketu! Mos bëj show! Mos na detyro të urrejmë vendin tonë! Janë disa nga mesazhet e studentëve.

Nga kryeministria studentët i bënë thirrje edhe ambasadave të SHBA dhe BE të mbështesin protestën.

“Mos na detyro të urrejmë vendin tim. Çfarë po bën me Shqipërinë. Çfarë po i jep ti sistemit arsimor?

A e dini pse nuk kanë bërë negociata studentët? Jo për të tretuar se nuk dinë të dialogojnë por për të treguar se protesta është e pastër dhe unike. Ju ishit e ardhmja, sa shpresa patëm dhe sa u zhgënjyem. Përse nuk japin dorëheqjen ministrat tjuaj me tendera korruptivë 30 milionë euro.”,ka thënë një studente, raporton oranews.

Në anën tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë një tjetër ftesë këtë të mërkurë studentëve për të dialoguar. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri u shpreh se 8 pikat e propozuara nga studentët janë vetëm pikënisja e një faze të re i transfomimit të botës universitare. Rama ka shkruar se ky ndryshim mund të bëhet vetëm përmes një pakti mes studentëve dhe qeverisë.

Back to top button