Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët do bashkohen para ministrisë së Arsimi

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës, drejt Zogut të Zi ku u bashkohen dhe studentët e Universitetit të Bujqësisë.

Edhe nga Universiteti i Mjekësisë dhe infermierisë nisi marshimi i studentëve.

Studentët do bashkohen para ministrisë së Arsimit.

Tërheqja e ministrisë nga pika 4 nuk i zbrapsi studentët, pasi ata kërkojnë edhe përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.

Mësohet se protestës do t’i bashkohen dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universitetit të Elbasanit.

Ndërkohë, studentët po mbajnë protesta edhe në Shkodër dhe Vlorë.

Një ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura.

Ndërkohë, është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës t’i bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe./oranews

Back to top button