Sulm vetëvrasës me bombë

Raportohet për tetë të vrarë e dhjetra të plagosur

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në periferi të pjesës lindore të kryeqytetit Damask në Siri, ka raportuar Televizioni shtetëror sirian.

Policia siriane kishte ndjekur tre sulmues të dyshuar të makinave që po përpiqeshin të hynin në kryeqytet, thanë njoftimet. I treti ia doli të depërtoj në Damask dhe e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pasi ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, shkruan BBC.

TV shtetëror tha se sulmuesit kishin planifikuar të bombardonin zonat e mbushura me njerëz në kryeqytet në ditën e parë të punës pas muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit./21Media

Back to top button