Kaq vite u dënuan gjithsecili

Kaq vite u dënuan gjithsecili

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit për rastin “Syri i Popullit”. Të  akuzuarit, Avni Llumnica,  Sadri Ramabaja, Ragip Sallova, Rexhep Topllana, Behxhet Luzha, Bajrush Konjusha, Halim Halimi, Murat Jashari, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale.

Avni Llumnica është shpalur fjator për veprën penale të hakmarrjes dhe është dënuar 3 vite, për dhunim 1 vjet, për shkak të veprave terroriste 10 vjet, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vjet burgim.

Ragip Sallova është dënuar me 5 vjet për shkak te veprave terrorist, kurse Sadri Ramabaja 5 vjet dhe Rexhep Topllana është dënuar me 2 vjet.

Me 2 vjet është dënuar Behxhet Luzha, ai është shpallur fajtor pasi ishte në dijeni se të tjerët po kryenin vepra penale dhe nuk e kishte lajmëruar rastin.

Bajrush Konjusha është dënuar me 3 vjet burg dhe 300 euro gjobë pasi është shpallur shpallet fajtor për terrorizëm dhe armëmbajtje pa leje. Me 3 vjet burg është dënuar edhe Halim Halimi.

Murat Jashari i është konfiskuar arma. Për të shqyrtohet masa e trajtimit te detyrueshëm psikiatrik për 10 vjet.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi-Jashanica.

Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës hoqi dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzhën dhe Sabit Berisha të cilit ishin si të dyshuar në këtë rast./21Media