Të arrestuarit ishin të dënuar edhe më parë për vjedhje

Të arrestuarit ishin të dënuar edhe më parë për vjedhje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Bulqizës pasi kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një filiali banke të nivelit të dytë.

Në pranga përfunduan E.A, 31 vjeç dhe F.L, 35 vjeç, banues në Bulqizë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, raporton oranews.

“Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re” Bulqizë”, sqaron policia lokale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.