Filipinet goditen nga termeti

Filipinet goditen nga termeti

Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes Filipinet, njoftoi Instituti Amerikan i Studimeve Gjeologjike (USGS), çka provokoi panik te banorët e kryeqytetit, Manila, të cilët dolën menjëherë jashtë ndërtesave.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim për viktima.

”Tërmeti ra në orën 07:08 GMT, përgjatë pjesës jugore të ishullit Luzon, 100 kilometra në jug të Manilës”, tha USGS-ja.