Thaçi takohet me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump

Thaçi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, Robert O’Brien, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë.

“Bisedë e shkëlqyeshme me z. Robert C. Obrien, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, për të konfirmuar rolin e domosdoshëm të ShBA në arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të konfirmuar marrëdhënie të veçanta midis dy kombeve tona”, ka shkruar presidenti në Twitter pas takimit./21Media

Back to top button