Theret me thikë një person në Prizren

Një person ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Shkelzen Dragaj” në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button