Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Loading...

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e paraburgimit për të pandehurin F.Q., i cili pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes së majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.

Ngjarja ka ndodhur me datën 9 shkurt, rreth orës 22:00.

“Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media