Thyhet selia e PDK-së në Therandë

Nuk është hera e parë që zyra e PDK-së sulmohet në Therandë

Në mëngjesin e sotëm dera e zyrës së PDK-së në Therandë  është gjetur e thyer. Zyrtarët e kësaj dege kanë bërë të ditur se për këtë Menjëherë është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin.

Gjatë kontrollimit të Policisë nga vendi i ngjarjes në cilësinë e provave janë marrë disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë.

Dega e PDK-së në Therandë ka bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që ndodh ky rast, prandaj ata ftojnë organet kompetente që të mirren me rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /21Media 

Back to top button