Tomë Gashi: Po negociohet që Selimi të intervistohet në Prishtinë

Gashi mohon se Selimi është ftuar në Hagë

Avokati i ish -Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka deklaruar se si ekip i avokatëve janë duke negociuar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e Sylejman Selimit në Prishtinë për një datë të papërcaktuar kur gjendja e tij shëndetësore të normalizohet.

“Të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyren e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtinë jemi duke i udhëhequr unë dhe avokatët amerikanë Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai është shprehur se Sylejman Selimi, nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special për t’u intervistuar në Hagë.

Sipas Tomë Gashit, Komandati i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi po përballet me probleme shëndetësore për vite të tëra.

Ish-Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi mbrëmë është shtrirë në QKUK për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë, Hajdin Thaçin për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se gjendja e Selimit tha se i nevojitet trajtim mjekësor për disa ditë pasi që ka probleme me marramendje dhe jo stabilitet në lëvizje. /21Media

Back to top button