Trump ka bërë një shaka, apo siç njihet "koment jodiplomatik", për ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Niki Haley

Trump ka bërë një shaka, apo siç njihet “koment jodiplomatik”, për ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Niki Haley

Gjatë drekës me ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidenti i SHBA-vë, Donald Trump ka bërë një shaka, apo siç njihet “koment jodiplomatik”, për ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Niki Haley, duke e vë ambasadoren në pozitë të pakëndshme, shkruan AP.

Tramp ka theksuar para ambasadorëve se ambasadorja Haley “mund të zëvendësohet lehtësisht”, e cila shaka shkaktoi të qeshura tek të pranishmit në tryezë, raporton AP.

Por më pas Tramp ka thënë se ambasadorja vendin e punës së saj e ka të sigurt, pasi është duke bërë “një punë fantastike”.