Njësitë turke po fillojnë operacionin "Mburoja e pranverës"

Njësitë turke po fillojnë operacionin “Mburoja e pranverës”

Turqia po ndërmerr veprime të forta ushtarake kundër forcave të qeverisë siriane.

Në provincën Idlib, njësitë turke po fillojnë operacionin “Mburoja e pranverës”. Ankaraja po i përgjigjet sulmeve ajrore nga ushtria Asad në të cilën u vranë 33 ushtarë turq, transmeton 21Media.

Turqia thotë se ka nisur një sulm ushtarak kundër ushtrisë siriane. “Pas sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq në provincën veri-perëndimore turke të Idlib të enjten, operacioni “Mburoja e pranverës” po zhvillohet me sukses”, tha Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar në Ankara.

Sipas tij, Turqia nuk dëshiron një konfrontim me Rusinë.

Qeveria në Moskë po ofron mbështetje ushtarake për sundimtarin sirian Bashar al-Asad./21Media