U largua flamuri i Britanisë së Madhe nga Këshilli i Evropës në Bruksel

Sonte në mesnatë Britania e Madhe do të dalë nga unioni i Bashkimit Europian.

Britania e Madhe sonte zyrtarisht do të dalë nga Bashkimi Evropian në orën 23:00 (me kohë lokale). Kryeministri Boris Johnson do të publikojë një video-mesazh për të përshëndetur “fillimin e një epoke të re”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se “lidhja e veçantë” me Britaninë e Madhe ‘do të jetë edhe më e fuqishme” falë Brexit-it.

Ambasadori i Washingtonit në Mbretërinë e Bashkuar, Woody Johnson tha se presidenti amerikan, Donald Trump shprehu ‘optimizëm’ për këtë kapitull të ri në histori.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku më 31 janar./21Media

Back to top button