U miratua Rezoluta për dialogun me Serbinë

Rezoluta kaloi me 59 vota pro dhe dy abstenime

Është votuar rezoluta e propozuar nga PSD-së mbi procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Rezoluta ka kaluar me vota 59 pro dhe 2 abstenime nga 61 deputetë sa votuan.

Më këtë rezolutë Kuvendi bëhet vendi në të cilën vendoset për platformën, orienton dhe monitoron dialogun me Serbinë.

Sipas kësaj rezolute Delegacioni Shtetëor për dialog do të përbëhet nga këta anëtarë:
Shpend Ahmeti (PSD) Fatmir Limaj (Nisma), bashkë-drejtues
Enver Hoxhaj (PDK) anëtar
Avni Arifi (AAK) anëtar
Behgjet Pacolli (AKR) anëtar
Visar Ymeri(PSD/ vend i rezervuar për opozitën) anëtar
Dugagjin Gorani (AAK/ vend i rezervuar për opozitën) anëtar
Mahir Jagcilar (6 +) anëtar
Dardan Gashi (zv/ KM) anëtar
Një anëtar nga shoqëria civile.

Dukagjin Gorani nga PSD tha se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të jetë pronë e askujt por përgjegjësi e të gjithë neve.

Ahmet Isufi nga AAK-ja gjithashtu ka dhënë mbështetje për rezolutën nga grupi i tij parlamentar.

Bilal Sherifi tha se Nisma do ta mbështesë rezolutën.

Edhe në emër të AKR-së, Pacolli ofroi mbështetja për rezolutën

Danush Ademi nga 6+ tha se “do ta keni mbështetjen tonë për dialogun edhe pse nuk jemi pjesë e delegacionit”

Në sallë ishin të pranishëm 61 deputetë ndërkohë munguan deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes në shenjë të kundërshtimit të kësaj Rezolute./21Media

 

Back to top button