U vra 47 vjeçari, Kastriot Reçi

Reçi u vra nga persona të paidentifikuar

Një 47 vjeçar u vra sot në një atentat mafioz në qendër të Rrëshenit, Shqipëri.

Viktima është Kastriot Reçi, pronar i nje televizioni lokal. Reçi u vra nga persona të paidentifikuar rreth orës 11:05, teksa po dilte nga lokali i tij.

Vrasja dyshohet se është bërë nga vrasës profesionist, pasi 47-vjeçari u qëllua me një plumb të vetëm. Ndërkohë, policia gjeti në një pallat një armë snajper, e cila besohet se u përdor nga autorët për kryerjen e krimit.

Pista krysore e hetimeve te policise deri në këto momente është ajo e një hakmarrjeje të mundshme, pasi Kastriot Reçit dy vjet më parë i kanë vrarë vëllain në Itali.

Reçi është një emër i njohur për drejtësinë pasi në vitin 2016 ka qenë i dyshuar si autor i vrasjes së ish-drejtorit te OSHEE per Veriun, Saimir Jakun, ngjarje kjo e mbyllur pa autor.

Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e disa personave që ndodheshin në lokal si dhe të familjarëve të viktimës. Po ashtu, u sekuestruan edhe pamjet e disa kamerave të sigurisë.

Ndërkohë, postblloqe u ngritën edhe në disa nga rrugët kryesore. Por, megjithë kërkimet e shumta nga forcat lokale dhe ato RENEA, deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar. Në Rrëshen shkoi edhe vetë ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj për të ndjekur nga afër hetimet./vizion plus

Back to top button