Ujësjellësi paralajmëron konsumatorët

Ujësjellësi paralajmëron konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 10 ditësh, duke filluar nga sot, që t’i përmbyllin obligimet financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2019.

Ujësjellësi ka kujtuar se konsumatorët e kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat, si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar, pasi vetëm në këtë mënyrë do t’iu shmangen shkyçjeve dhe procedimit të lëndëve te përmbaruesit privatë.

Kompania iu ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, pagesë me këste mujore prej 12 deri në 36 muaj varësisht nga borxhi i tërësishëm, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./21Media