UP hap panairin virtual të karrierës

I pranishëm do të jetë edhe rektori Marjan Dema

Universiteti i Prishtinës sot bën hapjen solemne të edicionit të tetë të panairit virtual të karrierës, ku do të marrin pjesë 25 institucione, kompani dhe organizata, të cilat do të ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit informacione rreth mundësive për orientim dhe zhvillim në karrierë, punësim, punë praktike, bursa, trajnime, si dhe kurse.

Rrafshi Virtual pvk.uni-pr.edu, është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës dhe këshilla për edukim dhe orientim në karrierë. Motoja e këtij edicioni është “Eja, tako punëdhënësin tënd potencia”.

Në hapjen zyrtare të Panairit Virtual të Karrierës do të jetë i pranishëm rektori i UPHP-së, Marjan Dema me bashkëpunëtor dhe përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, studentë dhe të diplomuar.

Përveç kompanive që potencialisht mund të ofrojnë vende të punës dhe punë praktike dhe organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në platformën virtuale maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UPHP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë të shkarkueshme shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.

Panairi i cili mbahet në Sallën “1 Tetori”, duke nisur nga ora 09:00,u organizua nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, respektivisht Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe mbështetur nga projekti partner DIMAK Kosova – GIZ.

 

Back to top button