Vasolli: Shtatë pikat e prezantuara nga Kurti mund të jenë të qëndrueshme

Vasolli në Click flet për shtatë pikat e prezantuara nga Kurti

Njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, në emisionin debatues “Click” në RTV21 ka deklaruar se nëse arrin kryeministri Albin Kurti ta bindë palën amerikane, shtatë pikat e prezantuara sot nga ai mund të jenë të qëndrueshme.

Sipas tij, nëse merret ky vendim, do të duhej të shihnim një iniciativë nga pala amerikane te Qeveria e Serbisë ta ndalë fushatën.

Kryeministri i Kosovës sot në një konferencë për media ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrin vendim që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Shefi i Qeverisë ka ftuar Serbinë se si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpres fushatën për ç’njohje të Pavarësisë së Kosovës dhe poashtu të nisë me eliminimin e barrierave tregtare ndaj Kosovës./21Media

Back to top button