Shembja e vinçit në ditën e djeshme në Korçë aksidentoi dy punëtorë

Shembja e vinçit në ditën e djeshme në Korçë aksidentoi dy punëtorë

Elvis Josifi, 36 vjeç vdiq, ndërsa punëtori i dytë u lëndua dhe ndodhet në spital.

Ndërkohë, sot policia njoftoi arrestimin e përgjegjësit teknik dhe manovratorit të firmës së ndërtimit.

Aksidenti në punë ndodhi dje, 3 janar, në një pallat në ndërtim në lagjen nr.9

Të arrestuar janë F.P., 67 vjeç, banues në Korçë me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe A.Z., 41 vjeç me detyrë manovrator.

“Këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë” informon policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./oranews