Vdiq pacienti në aksidentin e autoambulancës

Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion

Një autoambulancë u aksidentua mbrëmë në Bresalc të Gjilanit gjatë transportimit të një pacienti nga Gjilanit në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, vdiq pacienti, i cili ishte duke u transportuar në QKUK. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, jemi informuar nga QKUK në Prishtinë se pasagjeri që ishte duke u transferuar në QKUK për trajtim mjekësor nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit ka vdekur”, tha Hashani për 21Media

Ai shtoi se në lidhje me këtë rast u njoftua edhe prokurori kujdestar.

“Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, deklaroi Hashani. /21Media 

Back to top button