Veliu deklarohet për media

Veliu deklarohet për media

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha sot se ky subjekt po mundohet ta bëjë njëfarë ekuilibri të pushteteve, mos me qenë njëra palë më e pushtetshme dhe e ngarkuar, për qëllime krejt funksionale.

I pyetur nëse LDK-ja po insiston për postin e presidentit, Veliu tha “nuk është insistim ky, nuk e di qysh pe kuptoni ju si insistim. Ne mendojmë që na takon në këtë raport të forcave qysh jemi. Me mendojmë që na takon për hir të një balanci të pushteteve”, tha Veliu, shkruan rtv21.tv

Ai theksoi se LDK është e hapur për bisedime me VV-në dhe kanë shpresë që ky koalicion të arrihet.

Duhet të bëhet me mirëbesim dhe me mirëkuptim”, përfundoi Veliu.

Gjatë kohës sa Veliu u deklarua për media, në zyret e LDK-së, kryetari Isa Mustafa ishte në takim me deputetin gjerman Peter Beyer dhe përfaqësues të tjerë të Parlamentit gjerman./21Media