Veliu për RTV21: Me VV-në nuk jemi aq afër marrëveshjes

VV po kërkon: Eja të qeverisim bashkë, dhe vetëm ashtu siç themi ne

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ekskluzivisht për RTV21 tha se me VV nuk janë afër të arritjes së marrëveshjes për koalicion.

“Nuk kisha më thanë që jemi aq afër”, tha ai.

Siç tha ai, VV thotë eja të qeverisim bashkë dhe do të bëjmë kështu siç themë unë, e sipas Veliut këto dyja nuk shkojnë bashkë.

Sipas Veliut, VV duhet t’i marrë përgjegjësit që i ka sepse është partia e parë që ka dal në zgjedhje.

“LDK i ka humb zgjedhjet, nuk është partia e parë, është partia e dytë. Edhe duke qenë ne në këtë situatë jemi të detyruar t’i presim hapat e VV-së”, ka thënë Veliu për RTV21.

Kujtojmë që VV dhe LDK që tre muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve janë në diskutim më qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për koalicion, por që ende nuk është treguar e suksesshme përpjekja e tyre. /21Media

Back to top button