Veseli: Kompensimi për fermerët fillon shumë shpejt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin nga i cili është informuar për punën dhe angazhimin e kësaj agjencie për mbështetjen ndaj fermerëve dhe prodhuesve vendorë

Veseli ka kërkuar që kompensimi i fermerëve, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga sëmundja gungore e lëkurës, të fillojë sa më shpejt.

“Mbështetja për të gjithë fermerët do të rritet në vazhdimësi si dhe do të fuqizohet përkrahja e veprimtarive për gjithë prodhuesit vendorë. Prodhuesit kosovarë dhe fermerët janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe mbështetja për ta do të jetë e vazhdueshme”, tha ai.

Nga ana e tij, Gjinovci e ka siguruar kryeparlamentarin Veseli se fondi prej 1.5 milionë euro që ishte ndarë për kompensimin e fermerëve për sëmundjen gungore të lëkurës do të fillojë të shpërndahet shumë shpejt.

Back to top button