Vetëm Putini vendos!

Vetëm komandanti suprem mund të jep urdhër për shtimin e pranisë ruse në Siri

Urdhri për forcimin e kontingjentit ushtarak rus në Siri mund të jepet vetëm nga komandanti suprem i forcave të armatosura, presidenti Vladimir Putin njoftoi të premten Kremlini.

“Rregullat e pranisë dhe forcave të ushtrisë sonë në Siri i përcakton Ministria e Mbrojtjes në bazë të instruksioneve të komandantit suprem”, deklaroi për media zëdhënësi i presidentit, Dmitrij Peskov, i pyetur nëse pas sulmeve të sotme amerikane në Siri, Rusia do të shtojë praninë e vet ushtarake në këtë shtet.

Peskov përkujtoi se forcat ushtarake ruse në Siri janë vendosur legalisht, në bazë të marrëveshjes me Damaskun, në mënyrë që të ndihmojnë forcat e qeverisë siriane kundër kryengritësve.

Back to top button