Vidhen kompjuterët brenda një shkolle

Nuk raportohet për të arrestuar

Në qytetin e Pejës një person ka raportuar në polici se disa persona kanë vjedhur kompjuterë në një shkollë.

Sipas policisë personat kanë hyrë me forcë në shkollë,  ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur katër kompjuter”, njofton policia.

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 13:40. /21Media 

Back to top button