Viktima e katërt nga gripi

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga gripi në Shqipëri

Në Spitalin e Sanatoriumit ka humbur jetën një 37-vjeçar nga Elbasani.

Burime të Oranews bëjnë me dije se 37 vjeçari vuante edhe nga mushkërinjtë, duke përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore, çka i mori dhe jetën.

Mjekët nuk kanë përjashtuar  përhapjen e gripit të derrit përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Mjekët këshillojnë vaksinimin, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Back to top button