Vdes djali i biznesmenit ukrainas

Vdes djali i biznesmenit ukrainas

Është qëlluar për vdekje djali 3 vjeçar i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sobolev. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë nga persona të panjohur.

Vrasësit si objektiv kishin Vyacheslav Sobolev, por plumbi goditi djalin e tij, i cili ishte në makinë me të ndërsa vogëlushi vdiq në ambulancë gjatë rrugës për në spital.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, një qytet me afro 1 milion njerëz në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse. Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015 si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit. Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje./21Media