Vrasje e katërfishtë në Saraj

Personat e vrarë kanë qenë në hasëm

Këtë mëngjes një vrasje e katërfishtë e tronditi fshatin Gllumovë ku janë vrarë tre persona, dhe pas kësaj vrasësi u vra veten. Rreth orës 10, një person i armatosur e ka vrarë vëllain e tij,  A.S., dhe më pas edhe nipërit M.S. dhe A.S. Sulmuesi SH.S., vëllai i personit A.S., ka vrarë veten gjatë tentimit nga ana e njësitit Allfa për ta arrestuar atë, shkruan tv21.tv

Ekipe të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, bëjnë hetim në një shtëpi në lagjen Gjorçe Petrov, ku janë gjetur dy nga personat e vrarë. Pas përfundimit të hetimit, ekipet do të shkojnë në fshatin Gllumovë, ku janë gjetur edhe dy personat e tjerë.

Sipas informatave, të dy incidentet janë të lidhura dhe të gjithë personat e vrarë kanë qenë në hasëm. Në këto ngjarje, është plagosur  edhe një person tjetër të cilit iu është bërë një intervenim kirurgjik.  Ndërkohë, ekipet policore e sigurojnë vendngjarjen në Gllumovë.

Prokurori publik dha urdhër që t’i mbledhin të gjitha provat materiale për të kryer ekspertizë. Trupat e viktimave do të dërgohen për obduksion dhe po punohet për të zbardhur rastin dhe motivet./21Media

Back to top button