Vrau tetë pjesëtarë të fisit, dosja e Ritvan Zykajt në gjykatë

Si prova janë dhe deklarimet e të paktën 10 personave që priten të thirren në gjykatë

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ritvan Zykajn, i cili ka vrarë 8 anëtarë të fisit të tij. Pas seancës paraprake është vendosur nga kalimi i dosjes në gjykim.

Burimet të prokurorisë thanë për Ora News se autori Ridvan Zykaj  ka rezultuar me gjendje mendore të rregullt dhe ka shprehur pendesë për vrasjen.

Përveç armës së krimit gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes në fshatin Resulaj, telefonit celular dhe shikimit të vendit të ngjarjes si prova janë dhe deklarimet e të paktën 10 personave që priten të thirren në gjykatën e Vlorës.

Grupi i hetimit ka shprehur shqetësim për faktin se disa nga dëshmitarët e çështjes që mund të tregonin ngjarjen në gjykatë janë larguar jashtë Shqipërisë.

Zykaj rrezikon dënimin me burg përjetë për veprat penale që ka kryer, ndërsa ligji i ndalon gjykimin e shkurtuar.

Krimi ka ndodhur verën e vitit të kaluar në Selenicë të Vlorës.

Pasditen e se premtes (10 gusht 2018) 24 vjeçari, Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatik dhe vrarë tetë persona. Mes viktimave 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani ka vrarë Demir Zykajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeçare. Më pas, ai ka shkuar në banesën e Besimit (djalit të Demirit) dhe ka shkrepur automatikun, drejt Besim Zykajt 43 vjeçar bashkëshortes së tij, Vasilika 42 vjeçare dhe dy fëmijëve Sara-s 16 vjeçare dhe Ledionit 8 vjeçar. Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Motivi i krimit lidhet me akuzat që gruaja e xhaxhait i bënte autorit,  Ridvan Zykaj për vjedhjen e pulave, raporton oranews.

Back to top button