Vritet sulmuesi në Paris

Në këtë sulm mbeti një polic i vrarë

Një polic është qëlluar për vdekje dhe dy të tjetër ka mbetur të plagosur në Paris, thotë policia franceze, me njoftimin se një person i armatosur që dyshohet se është sulmuesi u  vra më vonë.

Sheshi Champs Elysees, ku ndodhën të shtënat, u mbyllë. Asnjë motiv për sulmin ende nuk është raportuar.

Burimet e policisë të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters thonë se kjo mund të ketë qenë një tentativë për grabitje të armatosur, shkruan rtv21.tv.

“I gjithë sheshi i Champs Elysees është evakuuar dhe automjetet e policisë janë rreshtuar afër një pike përgjatë rrugës rreth stacionit të metrosë George V, thotë korrespondenti ynë”, raporton BBC./21Media

Back to top button