VV: Ja çfarë presidenti duam ne dhe kënd e kërkon LDK për këtë post

Basha flet për postin e Presidentit

Në emision debatues “Click” të RTV21, deputeti i zgjedhur nga VV, Dimal Basha, tha se Vetëvendosje asnjëherë nuk ka pasur kandidat për President.

“Na po duam ta ruajmë frymën Kushtetuese dhe me rrit standardin që ka qenë deri tash me pas një shembull që një vend i vogël midis Ballkani me qenë shembull për rajonin ku Presidenti i vendit është një njeri edhe apartiak, por që gëzon përfaqësimin e unitetit të popullit tonë. Ne nuk kemi kërkuar që Presidenti të jetë i joni, kemi kërkuar me ruajt frymën Kushtetuese, ndërsa LDK-ja ka kërkuar”, ka thënë Basha.

Në seancën e nesërme ku është paraparë konstituimi i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje e LDK do të hyjnë pa marrëveshje për të bashkëqeverisur. Këtë e konfirmoi përmes një mesazhi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti në video-mesazh thotë se LDK-ja dje e refuzoi ofertën e partisë së tij, teksa shtoi se gjatë gjithë këtyre negociatave LDK-ja nuk ka bërë asnjë kompromis, derisa Vetëvendosje 4 sosh.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, pas njoftimit për dështimin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. Mustafa ka deklaruar se Vetëvendosja tregoi se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, “vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri”./21Media

Back to top button