“VV nuk lidh koalicion me partitë që kanë qenë në pushtet”

Subjektet politike kanë afat edhe pak më shumë se dy orë që të dorëzojnë në KQZ, lidhjet e koalicioneve zgjedhore

Pak minuta më herët në Hajvali është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe AKR-së që të garojnë së bashku në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka lidhur marrëveshje me asnjë nga partitë politike në vend.

Rexhep Selimi nga kjo Lëvizja tha për KP se është vendim i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së që mos të ketë koalicione parazgjedhore me me partitë që kanë qenë në pushtet.

Bazuar në këtë përgjigje të Selimit, VV nuk do të bëjë koalicion me PDK-në e as me LDK-në.

Selimi nuk dha ndonjë të dhënë nëse VV do të lidh koalicion me dikë nga subjektet politike e që rrjedhimisht i ka mbetur vetëm AAK-Nisma apo do të shkojë e vetme në zgjedhje.

“Ne jemi të hapur për këto tjerat. Ta shohim”, tha Selimi

Partia e Isa Mustafës gjatë ditës ka nënshkruar marrëveshje me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës si dhe Lëvizjes për Drejtësi.

Edhe PDK ka nënshkruar marrëveshje me shtatë parti të vogla ndërsa koalicion parazgjedhor qysh moti kanën lidhur AAK e Ramush Haradinajt me Nismën e Fatmir Limajt./21Media

Back to top button