Reagon Lëvizja Vetëvendosje

Reagon Lëvizja Vetëvendosje

Një fotografi po qarkullin në media ku Xhelal Sveçla shihet në një tavolinë ulur me shefin e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Zyrtari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se Sveçla po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku pjesëmarrës është edhe Gjuriq.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka./kallxo