Xhudistet kosovare në finale të Antalya Grand Prix

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ka siguruar finalen në Antalya Grand Prix

Xhudistet kosovare kanë shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare dhe kështu tashmë veçse kanë siguruar medalje nga kjo garë mirëpo mbetët të shihet pas pak nese do t’i rrëmbejnë të artat nga kjo garë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova zhvilloi dy luftëra, duke mposhtu në çerekfinale, xhudisten nga Kirgistani, Beldiagina. Ndërsa në gjysmëfinale e mposhti garuesen nga Mongolia Cebegbataar. Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria mposhti në çerekfinale rivalen nga Izraeli Ariel Bezalel, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten turke Merve Tash.

Back to top button