Ymeri: Do t’a krijojmë shtetin e barazisë

Ymeri ka vizituar shoqatën e të verbërve në Prishtinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vizituar shoqatën e të verbërve në Prishtinë. Gjatë takimit Ymeri iu ka dhuruar programin e Lëvizjes Vetëvendosje të shtypur në alfabetin Brail.

Ymeri tha se garanton bashkëpunim të përhershëm me këtë komunitet me qëllim që të iu ndihmojnë kësaj shoqate dhe të gjithë personave që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës të  të Verbërve, Mexhid Foniqi, tha se shoqata e të verbërve ka shumë probleme si komunitet dhe se janë shumë të pakënaqur me zbatimin e ligjit për të verbrit.

Lidhur me ligjin për të verbrit i pakënaqur u shpreh edhe Ymeri i cili  tha se ky ligj është i mangët  dhe se me qeverisjen e tyre synojnë të krijojnë një shtet të barabartë për të gjithë.

Ndërkaq nënkryetari i Shoqatës të të Verbërve, Bashkim Krasniqi,  tha se shpreson që qeveritë e ardhshme të iu japin më shumë hapësirë këtij komuniteti që të jeni edhe ata kontributdhënën në shoqërinë tonë./21Media

Back to top button