Zguri: Përfundon numërimi në 19 KZAZ

Zguri tha se “3 KZAZ kanë ndërprerë në mënyrë jo ligjore procesin e numërimit të votave

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, deklaroi të hënën se “procesi i numërimit të votave deri në orën 12:30 ka përfunduar në 19 KZAZ”.

Në një prononcim për mediat, Zguri tha se “3 KZAZ kanë ndërprerë në mënyrë jo ligjore procesin e numërimit të votave, duke marrë vendimin që ky proces të rifillojë pasditen e sotme në orën 17:00”.

Duke bërë thirrje që ky proces të rifillojë menjëherë, Zguri theksoi edhe sanksionet që parashikon ligji nëse vonohet numërimi nga komisionerët.

“Varen nga shkeljet që do të bëjnë komisionerët përkatës. Fillon nga hetimet administrative deri te procedime penale. Janë 19 KZAZ që kanë përfunduar procesin e numërimin, 19 të tjera e kanë ndërprerë për arsye të ndryshme. Ndërkohë që në të tjerat vijon. Shqetësuese situata është në 3 KZAZ, pasi kanë marrë vendime për ta ndërprerë numërimin dhe për ta vijuar në orën 17:00 pasdite. Për ne kjo është e paarsyeshme dhe nuk është ligjore dhe i kemi kërkuar administratës të ndërhyjë, për të vijuar procesi i numërimit”, u shpreh kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Back to top button