Zhduket shoku i qelisë së Astrit Deharit, reagon Albulena Haxhiu

Haxhiu kërkon drejtësi për Deharin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se lajmi për zhdukjen e shokut të dhomës së Astrit Deharit, është tronditja e radhës.

Haxhiu ka shkruar në llogatrinë e saj “Facebook” se sikurse mbrëmë nuk kanë asnjë informacion nëse lajmet në fjalë janë të sakta, e nëse po çka do të bëjnë institucionet në këtë drejtim.

Ajo ka kërkuar që familja, aktivistët dhe qytetarët të njoftohen sa më parë për rastin.

Ndryshe, dje është raportuar se Adonis Gashi, njëri nga tre shokët e qelisë në të cilën po mbahej Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.

Back to top button