Zyra e BE-së kërkon që Qeveria të formohet sa më shpejtë

BE-ja uron Kosovën

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës me anë të një njoftimi ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

“Kosova duhet të formojë sa më shpejt Qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e sapozgjedhur. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë.

Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./21Media

Back to top button