Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës

Thaçi nënshkruajti ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës dhe njëherësh komandani suprem i FSK-së, Hashim Thaçi sot dekretoi ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai pasi dha nënshkrimin e tij uroi të gjithë në këtë ditë të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv.

“Si presidenti i Republikës së Kosovës, komandat suprem i ushtrisë së Kosovës, u uroj juve komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, të uroj popullin e Kosovës, të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA dhe të gjitha shtetet e tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme defimitivisht të zyrtarizmit të ushtrisë së Kosovës, me nënshkrimin apo dekretimin e ligjit 06L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 14.12.2018, dhe i pranuar nga zyra e presidentit të Kosovës me 26.12.2018. Ky dekret hyn më fuqi në datën e nënshkrimit. Urime ushtria juve ushtarë, urime, faleminderit shumë popullit të Kosovës  për besim”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministinë e Mbrojtes, Ligji për FSK-në dhe ligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës./21Media

Back to top button