48 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në Shqipëri janë konfirmuar 48 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 110 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, kurse janë shëruar 33 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë./21Media