Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë, ka njoftuar se ka humbur jetën nga Covid-19 instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.

Me këtë rast edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes të së ndjerës dhe gjithë kolegëve.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”, ka njoftuar Oda e Infermierëve./21Media

Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të…

Posted by Oda e Infermierëve të Kosovës on Thursday, 7 January 2021