​24.615 familje përfituan ndihma sociale në TM2 në Kosovë

 

Në tremujorin e dytë 2020, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 615 familje me gjithsej 99.712 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.301 familje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin më të ri për mirëqenien sociale 2020, ka bërë të ditur se nga skema e pensioneve bazë të moshës përfitues janë 140.917 persona, kontributpagues të moshës 49.547, pensionet familjare 3.663, pensionet invalidore 91 përfitues.

Po sipas këtij raporti, përfitues nga skema për pensionet e Trepçës janë 2.453 persona, TMK 1.133, FSK 572, personat e verbër 1.988, personat me aftësi të kufizuara 18.950, personat paraplegjik dhe tetraplegjik 3.071, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.640 dhe veteranët e luftës 38.218.

ASK ka bërë të ditur se në tremujorin e dytë të këtij viti janë braktisur 6 fëmijë./kp

Back to top button