​3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19

 

 

Në Kosovë janë 3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 44 raste të reja me COVID-19. Ato ishin nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skënderaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 mijë e 877 raste.

IKSHPK bëri të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 313 raste nga 599 mijë e 859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 241 raste të vdekjes./21Media

 

Back to top button