​Abdixhiku për vdekjen e Bob Dole: Kosova humbi një mik të madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me rastin e vdekjes së senatorit amerikan Bob Dole.
Në një postim në Twitter Abdixhiku ka shkruar se Kosova ka humbur një mik të madh.
“Pusho në paqe senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh. Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë,” ka thënë Abdixhiku.
Miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole në një deklaratë të dielën./21Media

Back to top button