“Qejfe Qejfe Kjo Dynja, rrugëtimi i grupit “Trix”

Këtë të diele emisioni “Qejfe Qejfe Kjo Dynja” ishte dedikim për grupin Trix. Solisti i këtij grupi Veli Sahiti, gjatë emisionit për publikun ndau shumë gjëra të veçanta nga karriera e tij që për shumë vite e bënë atë të jetë i veçantë në skenën shqiptare.


Sahiti gjithashtu u rikthye pas në kohë duke e kujtuar ndrajen e grupit vite më parë. Sipas tij arsyeja e ndarjes ishte se disa pjesëtarë të grupit u larguan në shtete të tjera jashtë Kosovës.

Përball sfidave të shumta të grupit Trix në fillim të karrierës, Sahiti tha se për herë të pare që prezantuan Kosovën në një festival ky grup zuri vendin e parë.

Momente të këndëshme dhe emocione të pafundme u shfaqen në këtë natë, të cilën e bëri më të veçantë edhe interpertimi i këngëve të pavdekshme të grupit “Trix”. Bëhet fjalë për “Zeshknaja ime” “Zana” “Bjondina ime” e disa të tjera./21Media 

Back to top button