​Zemaj viziton Prizrenin

 

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të vizitojë nesër Komunën e Prizrenit, ku do të takohet me autoritetet e pushtetit lokal.

Gjithashtu, pas vizitës në Komunë në ora 13:00, ministri do të vizitojë Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vizita do të mbyllet me vizitën në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ku në ora 15:00 do të mbahet edhe konferenca për media, ku do të kumtohen edhe rezultatet ditore për COVID-19.

Back to top button